Braimllari takim me banorët: Godasim monopolin klientelist në Korçë, LSI do të krijojë mundësi punësimi
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, njëherësh edhe drejtues politik në qarkun Korçë, Endrit Braimllari vijon takimet me qytetarët, ku këtë të premte është ndalur në lagjen nr.3. Në fjalën e tij, Braimllari ka thënë se LSI-ja do të godasë monopolin klientelist që ka mbërthyer Korçën dhe se do të krijohen mundësi punësimi. ”Ne do tu krijojmë shanse dhe mundësi të barabarta për të rinjtë korçare. Ne do të shkatërrojmë monopolet për ta kthyer pushtetin e vërtetë në Korçë për të rinjtë dhe të rejat, me qëllim që Xheni, Kevin dhe të gjithë ju të keni mundësinë për tu përfaqësuar nesër, të keni mundësi për të pasur një vend pune të sigurt, me paga të miërpaguara për të përballuar koston e jetesës”,-tha më tej Braimllari.
Pjesë nga fjala
Është një kënaqësi që jemi sot në këtë kafe me përfaqësues të LSI-së në lagjen nr. 3 në Korçë për të dhënë një mesazh të qartë që edhe 29 ditë na mbeten për ndryshimin e madh dhe fitoren historike të LSI-së. Pra e shikoni shumë qartë edhe nga takimet që po bëjmë në Korçë, me çdo organizatë, por edhe me qytetarët korçare, forca dhe mbështetja kryesore që LSI ka në Korçë janë të rinjtë dhe të rejat korçarë.
Dhe arsyeja se përse të rinjtë dhe të rejat korçare mbështesin LSI-në ka të bëjë me faktin se LSI është një mundësi e jashtëzakonshme për ti mbështetur të rinjtë, për ti përfaqësuar në vendimmarrje dhe është e qartë që LSI-a tashmë është partia e të rinjve.
Ne do tu krijojmë shanse dhe mundësi të barabarta për të rinjtë korçare. Ne do të shkatërrojmë monopolet për ta kthyer pushtetin e vërtetë në Korçë për të rinjtë dhe të rejat, me qëllim që Xheni, Kevin dhe të gjithë ju të keni mundësinë për tu përfaqësuar nesër, të keni mundësi për të pasur një vend pune të sigurt, me paga të miërpaguara për të përballuar koston e jetesës.
Patjetër që do të punojmë për të ulur koston e jetesës, sepse ky është qëllimi kryesor i LSI-së, ndaj unë kam një mesazh për të gjithë ju, që këto 29 ditë nuk duhet të lodhemi, duhet të shkojmë shtëpi më shtëpi, derë më derë për të çuar programin e LSI-së dhe për tu bërë thirrje të rinjve dhe të rejave që të na mbështesin maksimalisht, sepse LSI-a është shtëpia e tyre dhe ne do të punojmë pa u lodhur për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë!