Braimllari takim me të rinjtë në Korçë: Rinia e LSI po punon për një opozitë të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari këtë të enjte zhvilloi një takim me të rinjtë e LSI-së në Korçë, në kuadër të punës për Konventën Kombëtare që do të mbahet më 25 korrik. Ai thotë se rinia e LSI-së po punon për një opozitë të fortë. ”Rinia e LSI po punon çdo ditë në funksion të gjithpërfshirjes, të një opozitë të fortë dhe të konsoliduar. Të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. LSI është forcë përcaktuese në zgjedhjet vendore të 2023”,-shkruan në facebook.

Postimi i plotë

Të rinjtë e Korçës po përgatiten për Konventën Kombëtare të 25 korrikut dhe për të mirëpritur të rinj dhe të reja që duan t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të rinjtë dhe të rejat e Korçës por dhe gjithë Shqipërisë do të jenë motori i fushatës së LSI në zgjedhjet e ardhshme lokale me përfaqësimin e tyre në këshillat bashkiakë dhe jo vetëm.

Rinia e LSI po punon çdo ditë në funksion te gjithpërfshirjes, të një opozitë të fortë dhe të konsoliduar.

Të rinjtë duhet ta ndertojnë të ardhmen ne vëndin e tyre. LSI është forcë përcaktuese ne zgjedhjet vendore të 2023.

SHKARKO APP