Braimllari: Të kapur në panik në Korçë, Rilindja dhe Peleshi po ofrojnë kontrata pune sezonale

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, akuzon se ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi po afron kontrata pune sezonale në këtë qark. Sipas drejtuesit politik të LSI-së në Korçë, kjo po ndodh pasi Peleshi dhje Rilindja janë të kapur në panik nga huimbja më 25 prill. ”Çdo veprim i tillë, në kundërshtim me ligjin, do të marrë goditjen e merituar me 25 prill dhe kushdo që shkel ligjin, do të dalë para drejtësisë. Të bëjnë kujdes, se pas 25 prillit, nuk ka Rilindje që t’i mbrojë, por vetëm ndëshkim popullor”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Rilindja dhe Niko Peleshi, të kapur në panik në Korçë, po përdorin administratën publike në kundërshtim me ligjin. Të kapur në panik, po ofrojnë kontrata pune sezonale në kundërshtim me ligjin.

Pasi i përdorën për t’ju marrë votat për vite me radhë dhe duke i lënë në harresë qytetarët e Korcës, tani shkojnë me oferta sezonale vetëm për fushatë. Niko Peleshi dhe drejtorët e tij të korruptuar, të bëjnë kujdes!

Çdo veprim i tillë, në kundërshtim me ligjin, do të marrë goditjen e merituar me 25 prill dhe kushdo që shkel ligjin, do të dalë para drejtësisë. Të bëjnë kujdes, se pas 25 prillit, nuk ka Rilindje që t’i mbrojë, por vetëm ndëshkim popullor!

SHKARKO APP