Brataj në Gramsh: Në spital 4 gra! Banorët të largohen, të mbulojnë fytyrën me rrobë të lagur

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj apelon banorët e fshatrave të Gramshit që të ikin me urgjencë për shkak se zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe u rrezikohet jeta. Ai ka thënë se në spitalin e Gramshit morën trajtim 6 persona në total, nga të cilët 4 gra janë ende të shtruar me probleme që kanë të bëjnë me intoksikimin dhe sulme paniku. Megjithatë, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut.

”Zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha. Në spitalin e Gramshit ishin 6 persona dhe kanë mbetur 4 ferma, që janë me atake paniku dhe intoksikime. Janë 3 ekipe të Gramshit, përfshirë dhe heklikopterin. Janë në gatishmëri ekipet e Elbasanit dhe të tjera po të jetë e nevojshme”,-tha Brataj.

Po ashtu u ka bërë thirrje banorëve të zonave përreth, që të njoftojnë përmes celularit të njohurit e tyre në fshatrat e rrezikuara, të largohen me urgjencë. ”Do t’u lutesha familjarëve që jetojnë jashtë këtyre zonave që t’i njoftojnë të njohurit përmes telefonit që të largohen nga zona sepse shtëpitë janë të shpërndara. Po shohim që po përfshihen shumë zona të banuara. Lutem që qytetarët e kësaj zone me njohjet që kanë t’i njoftojnë përmes telefonit të largohen nga zona”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për banorët, Brataj ka apeluar që të mbajnë para fytyrës një rrobë të lagur për të mos u asfiksuar nga tymi i dendur. ”Me një rrobë të lagur përpara fytyrës të zënë dhe hundën që mos të thithin tymrat. Helikopteri ynë është te spitali i Gramshit kastile për këtë punë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?