Brataj takon virologun që jeton në SHBA: E keqja e Covid-19 ka kaluar

Shifrat e Covid-19 në Shqipëri, prej muajsh janë në ulje drastike. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka takuar virologun shqiptar Arban Domi që jeton në SHBA.

Sipas postimit të Bratajt në facebook, të dy janë të mendimit se e keqja më e madhe lidhur me pandeminë e Covid-19 ka kaluar.

“Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të dy e mendojmë njësoj: E keqja më e madhe ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që kaluam. Vaksinimi duhet të vazhdojë në masë! Vaksinimi duhet të bëhet edhe nën moshën 18 vjeç! Kujdesi për një pandemi që nuk ka mbaruar duhet të jetë në vazhdim, me respekt im të masave dhe vaksinim në masë”.

SHKARKO APP