Bregu: Ja pse nuk e votova Bashën për kryetar të PD. Demokratët e thjeshtë duan modelin Olldashi

E ftuar në emisionin“Top Story” të Sokol Ballës, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi se nuk kishte votuar Lulzim Bashën për kryetar të Partisë Demokratike, pasi mendonte se Sokol Olldashi ishte figura më e mirë për të zëvendësuar Berishën.

“Me Sokolin kemi ndarë të njëjtën frymë që ishte ajo për të forcuar dhe patur një PD sa më të fortë. E kam votuar sepse kam menduar se do të ishte një kryetar shumë i mirë. Nuk kam mundësi sot që të jap provën e kësaj që them, po të ishte gjallë do të ishte prova. Por ajo që po ndodh sot, fatkeqësisht përveç humbjes së një miku është edhe një minus shumë i madh i PD-së”, deklaroi Bregu.

Sipas saj, demokratët e thjeshtë sot duan frymën dhe modelin Olldashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjëri nga ne, përfshirë edhe të ndjerin në asnjë moment nuk do të bëhej shkopinj nën rrota për liderin e PD. Unë di që ka patur një frymë dhe një model Olldashi, që sot e kanë demokratët e thjeshtë.”, deklaroi deputetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?