Bregu numëron votat në njësinë 7: T’i ikësh realitetit nuk është fitore

Deputetja e PD, Majlinda Bregu numëron votat bashkë me komisionerët në njësinë 7. Me anë të një postimi në Facebook, ajo nuk nguron që edhe të bëjë bilancin e votave e konstatuar se diferenca e votave për të djathtët nga viti 2013 është 8800.  "Në njësinë 7 në Tiranë, me këtë konfigurim të koalicioneve siç janë sot, diferenca e vitit 2013 ishte -8800 për koalicionin e djathtë. Sot, pas numërimit të kutive për kryetarin e bashkisë është – 4649. Janë 4100 vota të rikuperuara.

Kam detyrimin për të falenderuar të gjithe njerëzit e vërtetë të pashpikur, anëtarë, mbështetës, votues të PD të kësaj njësie, të cilët kanë vite që punojnë pa u kursyer për Partinë Demokratike duke konfirmuar dhe njëherë se t'i ikësh realitetit nuk është fitore, por ta pranosh mund të bësh ndryshimin. Tani vazhdon numërimi për keshillat bashkiakë", ka shkruar ajo.

SHKARKO APP