Bregu­ qeverisë: Nëse keni vullnet, pastroni politikën

­ Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu pas përfundimit të raundit të Pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-­BE.

Duke folur në emër të opozitës, Bregu shprehet se ka kërkuar pastrimin e politikës në bazë të platformës së dekriminalizimit të bërë publike nga opozita.

“Nuk besoj se kryeministri ka tjetër prioritet. Koha sot është më e mirë përcaktuar se herët e tjera. Unë kisha barrën për të folur në emër të opozitës, për të treguar se situata e krimit në vend është prioritet numër një. Nëse qeveria ka vullnet, të bëjë pastrimin e politikës, ne e kemi paraqitur platformën e dekriminalizimit”, tha ajo.

Sipas Bregut, ka pasur lëvizje por “bosët e drogës nuk janë kapur”. Më tej, ajo bëri me dije se reforma në Drejtësi nuk është e qëndrueshme. 

SHKARKO APP