Breshëri shkatërron grurin në fshatrat e Korçës, Braçe-Ramës: Mbulo shpenzimet
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, ka treguar sesi në fshatrat e Korçës breshëri ka shkatërruar grurin dhe se tashmë banorët janë të pashpresë. Përmes një postimi në Facebook, Braçe i bën thirrje qeverisë “Rama 3” që të mbulojë shpenzimet.
Për të kjo do të rrënonte edhe më shumë fermerët, të cilët sipas Braçes, nuk do të kenë mundësi financiare për të mbjellë në shtator.
“Puna e 8-9 muajve, rrënuar në 30 minuta pardje nga breshëri. Super prodhimi i fushës së Maliqit në Korçë, në 90% është bërë kështu. Janë të ardhurat e vetme të një bujku që nuk do të jenë më”, shkruan Braçe.