Brexit, Ballkani dhe Shqiperia…
Nga Kastriot Islami/Vendimi britanik nje lajm shokues…Nje vendim i votuesve te vendit me histori te lavdishme demokracie qe duhet respektuar dhe prej nga duhen nxjerre mesimet e duhura…Nje ngjarje qe duhet menaxhuar me zgjuarsi, vendosmeri dhe realizem…Projekti europian eshte tronditur nga nje goditje e fuqishme, por mbetet projekti me efikas per perballimin e sfidave globale…Angazhimi i lidershipit europian eshte perqendruar ne kete moment ne ndaljen efektit domino…Ne menaxhimin e pasojave politike e ekonomike…Ne leximin me realist te ndjeshmerive, sidomos te skepticizmit te qytetareve europiane…Dhe me siguri ne ditet ne vijim ne ndryshimet e nevojshme qe eventualisht ruajne dhe konsolidojne bashkimin europian…
****
Nje ngjarje me ndikim edhe per Ballkanin dhe Shqiperine, per te gjithe vendet kandidate…Me siguri qe do te kerkohet me shume pergjegjshmeri dhe progres real nga vendet kandidate ne menyre qe nga njera ane te ruhet axhenda e zgjerimit por nga ana tjeter te forcohet mbeshtetja e qytetareve europiane per anetaresimet e reja…
****
Shqiperia urgjentisht duhet te reflektoje thelle…ne udhekryqin mes oligarkise dhe demokracise perendimore duhet te marre vendimin historik per te kryer te gjithe reformat qe zhbejne lidhjen e korrupsionit, krimit, banditizmit me qeverisjen dhe shtetin… Perndryshe vendi mund te futet ne trajektore te paparashikueshme, plot rreziqe dhe pasiguri….per tu marre peng nga remineshencat e vjetra…
KOHA JONË SONDAZH

