Brisida Shehaj: Kapteri Lym Shameti (Myslim Murrizi) qenka bërë zëdhënës i Rilindjes
Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend nuk ishte i shqetësuar për Kodin Elektoral që eliminon partitë e vogla, si ato që do të formojë ai. Nuk ishte i shqetësuar as për shkatërrimin e zgjedhjeve nga qeveria, por kishte merakun e LSI dhe prurjeve të reja në këtë parti.
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj ka reaguar ndaj deklaratave të Murrizit duke e cilësuar si zëdhënës së Rilindjes. Shehaj i kujton dhe funksionet e hershme që ka pasur në administratë deputeti Murrizi dhe qëllimisht i ngatërron mbiemrin me një deputet tjetër të Partisë Socialiste, i cili ka qenë avokat i tij për një gjyq penal në gjykatën e lartë. Ish-prokurori i Durrësit Nasip Naço e ka patur arrestuar deputetin për korrupsion.
“Nuk e dija që ish-kapteri tatimor Lym Shameti qenka bërë zëdhënës i Rilindjes, s’ka thënë kot populli, sa të rrosh do të mësosh”,- shprehet Shehaj në një postim në rrjetet sociale. Mësohet se Shehaj ka në dispozicion dosjen e plotë të Murrizit ku është hetuar për korrupsion, por që në gjykatën e lartë e mbrojti një avokat, sot deputet i PS-së. Nuk dihet nëse do ta përdorë LSI këtë dosje, por faktikisht ajo quhet e mbyllur.

KOHA JONË SONDAZH

