Brisida Shehaj: Kërkova vet të isha e 36-ta në listën LSI për Tiranën
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, është shprehur se ka kërkuar vetë që të jetë e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet. Teksa ishte e ftuar në ‘Fax News’, Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit.
“Kur flitet për politikë, flitet për negociata për gjëra të rëndesishme. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin. A mendon ti se unë e kisha të vështirë që të isha e 5 e 6, unë nuk dua mandat për karrigen time, e vendosa veten e 36-ta në listë. Nuk jam provuar politikisht, nuk mund të dalë përpara Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit apo Përparim Spahiut që e kanë fituar vetë një mandat nga qytetarët, prandaj vendosa dhe kërkova që të isha e 36-ta. Kjo është beteja ime! Ata të tjerët që do të bëjnë atë listë kanë 8 vite që nuk u shërbejnë socialistëve, partia nuk është sigla por janë njerëzit. Unë nuk njoh asnjë drejtues që të kenë kaluar shkallët e socialistëve, unë jam kjo që jam, në jetë çdo gjë e kam luftuar dhe fituar vetë, edhe atë punën arkëtare jam bërë vetë, edhe drejtoreshë jam bërë vetë. Kjo është një betejë, unë jam aty për të bërë betejën, jam aty për të mbledhur bashkë socialistët, boll më lista të sigurta kryetarësh, atë që Rama nuk e pranoi, ne do ta sfidojmë. Edhe në rast se do ta humbas këtë betejë, e di që kam luftuar deri në minutat e fundit, betejë nga televizori nuk ka”, tha Shehaj.
Lexoni edhe…
KOHA JONË SONDAZH

