Brisida Shehaj: Kur të shkoni te kutia e votimit mos harroni, ata po ju vrasin në mëngjes e në darkë kërcejnë nëpër emisione
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, shprehet se qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për biznesi gjatë pandemisë dhe nuk po merr parasysh faktin që punohet me orare të reduktuara.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se qeveria nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë ndaj biznesit për lehtësimin e taksave, qeratë, këstin e kredisë, por dhe këstin e fajdexhiut.
“Folën e folën, nuk lanë ekran pa llomotitur sa keq është situata, moshat e reja problem dhe në fund nuk ndryshuan asnjë masë. E kjo sepse nuk kanë para se i kanë bërë rrush e kumbulla me oligarkët. Si nuk u bë një analize sesa humbet biznesi, që sot punon me orare të reduktuara, por nuk ka të reduktuara taksat, qeratë, këstin e kredisë, por dhe këstin e fajdexhiut. Sot na thonë vdisni se kemi arkën bosh se kemi PPP, incenerator, tendera, aeroporte për ti dhënë oligarkëve. Ju thjeshte vdisni po s’keni para të kuroheni në shtëpi.
Prandaj kur të shkoni të ajo kutia e votimit mos harroni, ata po ju vrasin në mëngjes e në darke kërcejnë nëpër emisione, se siç e thonë brenda njeri-tjetrit: KY POPULL ËSHTË DELE… Prandaj MOS HARRONI”,- shkruan Shehaj në mesazhin e saj në rrjetet sociale.