Brisida Shehaj: SPAK të hetojë, po vidhen 18 milionë euro

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj ka denoncuar abuzime me sistemin e ri të fiskalizmit të tatimeve. Në një reagim në Facebook, Shehaj shpjegon se procedura e re që po ndiqet nga qeveria do tu kushtojë bizneseve dhe buxhetit të shtetit 18 milionë euro.

Duke argumentuar se përse një investim i tillë është mbivendosje e sistemit aktual, Shehaj kërkon nga prokuroria të nis hetimin për shpërdorimin e miliona eurove.

“18 milionë euro sistemi i ri i fiskalizimit në Tatime. Do bëhet fatura elektronike. Sigurisht me kosto të reja për biznesin. Sigurisht me kasa të reja te cilat do blihen po nga biznesi. Ndërkohë të mos harrojmë që sistemi i E-tax kushtoi 12 ml euro. Pra, i gjithë sistemi i tatimeve kushtoi 12 ( ku përfshihen dhe pajisjet me kapacitete për të mbajtur shumë të dhëna) ndërsa ky i faturave 18.

Tani kanë dalë dhe me teorinë që do bëjmë dhe librat e shitjeve dhe të blerjeve të TVSH. Por e ka sistemi aktual. Të gjitha këto module janë. Deri me tani kam dëgjuar vetëm kush e mori si e mori.

Ka mundësi ky SPAK TE SHKOJE TE SHOHE PACAVUREN ATY SEPSE PO VIDHEN 18 ML EURO”,- deklaron Brisida Shehaj.

SHKARKO APP