Britania jashtë BE-së; Mediu: “Në pikëpyetje integrimi i Shqipërisë”

Lajmi që Britania doli nga Bashkimi Europian, preku jo vetëm Europën. Shqipëria si një vend kandidat, për tu anëtarësuar dhe përfshirja e saj në Brexit e Britanisë nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por për vendin tonë, sa ndikim do të ketë vendimi i Britanisë? Për kreun e Partisë Republikane, ky është një lajm i keq dhe me pasoja për Ballkanin dhe Shqipërinë u shpreh më tej Fatmir Mediu, në fjalën e mbajtur gjatë asamblenë së PR-së, e cila u mblodh paraditen e së shtunës.

Në qëndrimin e tij, Mediu tha se zyrtarët e Brukselit duhet të dalin me një përgjigje sa më të shpejtë në lidhje me këtë problem. Britania, shtoi ai më tej, vuri në pikëpyetje historinë 70-vjeçare të BE. “Dje patëm një lajm të trisht për Europën, por edhe për shqiptarët. Largimi i Britanisë së Madhe nga BE është lajm i keq. Britania ka vendosur të vërë në pikëpyetje një histori 70 vjeçare. Zyrtarët e Brukselit duhet të dalin me një përgjigje sa më të shpejt, që për kohën duket shumë e vështirë. Europa duhet ti përgjigjet problemeve të saj të cilat janë më të thella sesa ne i shohim. Këto probleme do të kenë pasoja financiare edhe për ne edhe pse jemi në periferi. Ekonomia shqiptare do të këtë pasojat e saj. Shumë vlera dhe standarde të Europës mund të injorohen”,- deklaroi Fatmir Mediu.

Sipas tij, vende me probleme të mëdha si Shqipëria mund të ketë pasoja afatgjata, kjo sepse shpjegon Mediu, është një situatë e papëlqyeshme për Ballkanin dhe ku Shqipërinë dhe lodhja e zgjerimit u zëvendësua me bllokimin e përkohshëm. “Sot më tej ka shumë pikëpyetje në rrugën tonë Europiane sepse qëllimi imediat mbetet që ajo që ndodhi më Britaninë mos ndodhë me vendet e tjera”,- shtoi kreu i republikanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Mediu vuri theksin se:”Kjo situatë sjell në Ballkan edhe aleanca të vjetra që janë bërë tunduese. Rusia do të vazhdojë influencën për zgjerimin në Ballkan”,- pohoi kreu i republikanëve. E ndërsa për ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në BE, Mediu theksoi se:”Rruga drejt BE-së është shumë e vështirë. Kjo situatë shton për ne shumë probleme, pikëpyetje që kërkon angazhime serioze”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?