British Airways: Nuk ka asnjë fluturim të anuluar nga Londra drejt Tiranës, vazhdojmë normalisht

Kompania ajrore britanike British Airways ka mohuar të ketë anuluar disa fluturime nga Anglia drejt Shqipërisë. Media italiane Sky raportonte se mes vendeve të cilat kanë anuluar fluturime ishte dhe Shqipëria, ekzaktësisht nga aeroporti jugor Gatwick por kompania ajrore britanike e mohon diçka të tillë.

Kjo kompani ka marrë masa në disa vende sidomos në udhëtimet nga Britania drejt Italisë, Gjermanisë apo Francës të cilat janë vendet më të prekura nga koronavirusi.

Po ashtu dhe Tirana International Airport tregon në faqen zyrtare se fluturimet drejt Gatiwick dhe anasjelltas drejt Shqipërisë janë të disponueshme këto ditë sipas orareve të paracaktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fluturimet e British Airways janë anuluar vetëm drejt Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, në mediat në Tiranë u raportua se janë anuluar fluturimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?