Brokaj: Rama në Shtëpinë e Bardhë, e çmendi Berishën
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj analizon shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të Sali Berishës, i cili ftoi publikisht shqiptarët të rrëmbenin armët kundër qeverisë dhe rendit kushtetues.
Ai rendit disa arsye, të cilat zbërthejnë krizën psiko-emocinale të Sali Berishës. Ku si shkak kryesor, Brokaj rendit një xhelozi të sëmurë, e cila buron nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, Berisha nuk e ka përballuar dot emocionalisht pritjen që Presidenti Obama i rezervoi kryeministrit Edi Rama.
“Për mua nuk është e jashtëzakonshme ajo që bëri Sali Berisha. Madje, është qenia e Sali Berishës në vetvete. Ai ka një veçori shumë interesante në raport me politikanët e tjerë. Ai ka kriza të thella psiko-emocionale, ku i nxjerr të gjitha vetë. Shpërthimi nuk ka ardhur rastësisht. Berisha ka një xhelozi të tmerrshme, se si ka mundësi që Obama të presë Edi Ramën. Kjo është arsyeja e parë. Vizita e Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë e ka çekuilibruar mendërisht”, shprehet Sabit Brokaj.
KOHA JONË SONDAZH

