BSH ul normën bazë të interesave, Spahiu: Goditen depozitat dhe nuk përfitojnë bizneset e ndershme

Situata ekonomike në Shqipëri në rënie të lirë. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, si dhe rënia e normës bazë të inflacionit, ka sjellë si pasojë edhe uljen e normës bazë të intersit, për të ndikuar në rritjen e kredimarrjes.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ish-anëtari i LSI-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Përparim Spahiu, ka ngritur një sërë pyetjesh mbi këtë lëvizje të Bankës së Shqipërisë, duke shprehur mosbesimin e tij se kjo lëvizje do i japë frymë dhe do ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë Shqiptare.

Sipas tij, bizneset e ndershme nuk do mund të përfitojnë nga kjo lëvizje ekonomike sepse ngarkesa fiskale është shumë e lartë dhe konkurohen nga bizneset që pastrojnë paratë e pista.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i ish-deputetit Spahiu

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!

Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?