Budina: Figura të PS dhe afër me Ramën janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Budina tha se këta persona ua kanë thënë privatisht që janë me ta. Ndërkohë, regjisori, u bëri thirrje që duhet të dalin dhe ta thonë publikisht idenë e tyre për të mos shembur TK.

“Ne kemi edhe njerëzit që janë afër tyre që personalisht na i kanë besuar. Unë gjej rastin që ta bëj publike dhe tua them. Ato që na keni thënë privatisht, ju lutem dilni dhe thuajini publikisht. Janë njerëz të PS dhe që janë afër kryeministrit. Tani është momenti që këta njerëz të dalin dhe ta thonë. Janë me ne, nuk janë për shembjen. Na e kanë thënë në raport personal, ‘ne e kemi thënë fjalën tonë aty ku duhet’.

Tani nuk mjafton që të thuash fjalën tënde aty ku duhet përderisa mua nesër mund të vijë tanku dhe të më shtypë. Përderisa ti në ndërgjegjen tënd mund të kesh bërë një krim, në momentin që nuk marrë një vendim aty ku duhet. Ti duhet të kesh kurajon, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e tu që të mos i rrisësh në gënjeshtër. Tani është momenti i së vërtetës, është momenti që duhet të dalin”, tha Budina.

I ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin, regjisori Robert Budina foli për çështjen e Teatrit Kombëtar. Vendimin e qeverisë për t’ia kaluar TK bashkisë, Budina e komenton duke thënë se kryeministri pasi humbi përballë artistëve ia dorëzoi bashkisë.

“Lufta e20 vjeçare kundër kryeministrit të Shqipërisë, tregoi që artistët fituan. Dhe pasi ai u dorëzua, ia dorëzoi kryetarit të bashkisë. E mori përgjigjen në 24 korrik, kur u përplas me ne dhe iku me bisht ndër shalë. Protesta jonë nuk ka qenë kurrë një protestë fizike”, u shpreh regjisori.

Më tej regjisori e përjashton mundësinë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me bashkinë e Tiranës.

“E filluam këtë çështje si një betejë teknike, dhe e fituam. Kaluam edhe në Europë, ata nuk u ndalën. Na detyruan të bënim një luftë politike. Për të rezistuar këtë sulm u detyruam të ndezim të gjithë aktorët e brendshëm. Si do mundemi ne tani të gjejmë një gjuhë të përbashkët të ikim nga retorika politike dhe të merremi me teknikë.

Dhe këtyre njerëzve që na mbështetëm, tu themi na falni juve, por ne tani teatrin e zgjidhëm. Atëherë ne do bëjmë lojën e pushtetitn. Këta njerëz përpara se të flasim për çështje teknike, duhet të japin llogari për të gjitha shkeljet që kanë bërë”, tha ai.

SHKARKO APP