“Bufi thotë 7×7 bëjnë 6 mln”, Rama: Të kujt janë paratë e lobimit të PD-së në SHBA?

Kontrata 6 milionë dollarëshe e PD-së për lobim në SHBA u bë sërish kryefjalë e takimeve elektorale të Edi Ramës.

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, kreu i PS-së i shigjetoi rivalët e tij, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë që do të paguhen në 3 vite për rregullimin e imazhit të PD.

Sipas shefit të qeverisë, lobimi i PD-së është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, baraz me 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve. Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të luftojnë për Shqipërinë. Të hedhin 6 milionë, por garant duan Partinë Demokratike. Kjo është histori më vete”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?