Bujar Dhima: Më 25 prill të gjithë së bashku për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të banorëve të Durrësit
Zëvendëskryetari i LSI në Durrës, Bujar Dhima, ka denoncuar papërgjeshmërinë, kaosin dhe mungesën e transparencës nga ana e qeverisë lidhur me rindërtimin, sidomos me shkollat dhe pallatet e dëmtuara nga tërmeti.
Në një postim në Facebook, Dhima thotë se dy shkolla 9-vjeçare në Durrës duhet të ishin përfunduar brenda vitit që kaloi.
Postimi i plotë
Shkollat 9 vjeçare “Qemal Mici” dhe “Bedrie Bebeziqi” në Durrës ende të papërfunduara.
Sipas projektit këto dy shkolla duhet të kishin përfunduar së ndërtuari brenda vitit që kaloi dhe nxënësit duhet të ishin ulur në klasa.
Në shkollën “Bedrie Bebeziqi” mungon tabela informuese e projektit e cila është e detyrueshme sipas ligjit nr.894, datë 4.11.2015.
Vonesa, mungesë transparence, dhe ende kaos e papërgjegjshmëri me rindërtimin sidomos me pallatet e dëmtuara prej të cilave asnjë nuk është ndërtuar, dhe 8,000 banorët që në këto ditë tejet të ftohta po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontenierë.
Më 2️⃣5️⃣ prill të gjithë së bashku për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të banorëve të Durrësit.
Shkollat 9 vjeçare “Qemal Mici” dhe “Bedrie Bebeziqi” në Durrës ende të papërfunduara.
Sipas projektit këto dy shkolla…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Saturday, January 16, 2021