Bujar Leskaj dorëzon detyrën, Presidenti Meta: Rol në modernizimin e KLSH-së

Presidenti i SHqipërisë, Ilir Meta priti sot në zyrë ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës, pasi Kuvendi votoi me 108 Arben Shehun si kryetarin e ri. Kreu i Shtetit falënderoi Leskajn për ushtrimin me përgjegjësi të detyrës dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH. Nga ana tjetër, Leskaj e falënderoi Metën për mbështetjen që i ka dhënë institucionit që ai drejton.

Njoftimi i plotë nga Presidenca

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim ish-kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Kreu i shtetit e falenderoi për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Nga ana e tij, Leskaj e falënderoi Presidentin Ilir Meta për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

SHKARKO APP