Bujar Leskaj i përgjigjet Ramës: Kallam i rritur në fekale, s’ka guxim dhe është i pabesë!

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj i është përgjigjur kryeministrit në ikje, Edi Rama, pas akuzave të herëpashershme të lëshuara ndaj tij.

Leskaj e quan Ramën “spitullaq Blloku” dhe një “kallëm të rritur në fekale”.

“Nuk është problemi tek batutat që thotë Rama se mua nuk më shqetëson. Një njeri që përdor drogë, të të flasë për alkoolin është si t’i thotë gomari kaposhit, ik ore kokëmadh, nuk ka asnjë logjikë. Plus kam edhe një diçka personale. Unë jam përpjekur ta respektoj Ramën si kryedeputet të Vlorës, ose si krye M të Vlorës. Kjo është hera e fundit që flas për të, ndoshta për Partinë Socialiste e quajnë Skënderbe, lider global siç ai e quan veten, e konsideron veten. Unë ja di guximin e di që s’ka guxim e di që është i pabesë unë ja di të nxënurit, e di që është i panxënë, i pamësuar siç e dinë të gjithë që Rama është një spitullaq blloku. Për mua Rama aq i madh sa duket aq i gjatë sa është, as sportist nuk ka qenë kurrë, as piktor nuk ka qenë kurrë. Kudo ka qenë dështak. Është si një kallëm i rritur në fekale”, shprehet Leskaj në një video të postuar në rrjetet sociale. /Rd.al

SHKARKO APP