Bujar Nishani: Dvorani po e mban dhunshëm mandatin, ka shkelur rëndë Kushtetutën

Ish-presidenti Bujar Nishani, e cilëson qëndrimin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë si një shkelje të rëndë kushtetuese. Në një intervistë për “Fax News”, Nishani shprehet se Dvorani po mban në mënyrë të dhunshme mandatin.

“Dvorani nuk ka zbatuar prej një kohe të gjatë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as dekretin e Presidentit për të liruar vendin e tij, pra po e mban në mënyrë të dhunshme mandatin. Unë mendoj që kërkesa e Presidentit të Republikës është një kërkesë e drejtë. Z.Dvorani ka disa vite që po e shkel Kushtetuten, e ka grisur dhe e ka hedhur në kosh”.- tha Bujar Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?