Bujar Nishani: Keqbërësit të kenë frikë! Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më

Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se takimi i kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar gangsterin.

“Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më!”,- shkruan ndër të tjera Nishani në një postim në Facebook.

REAGIMI I NISHANIT
Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.
Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !
Kombi nuk e pranon tradhtinë !
Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !
#TëRingremëShqipërinë ??

SHKARKO APP