Bujar Nishani: PD-ja në udhëkryq, është në një greminë politike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani thotë se PD-ja është një greminë politike dhe në një udhëkryq për ekzistencën e saj. Në zgjedhjet e 25 prillit sipas Nishanit PD-ja nuk arriti as shifrat e 2013-tës kur kaloi në opozitë dhe se për të, PD-ja rezultoi e çorganizuar nga pikëpamja e strukturave.

“Sot më ndryshe se shumë herë më parë kjo sfidë është shumë më e madhe sepse PD është në një greminë politike në një udhëkryq për ekzistencën e saj dhe për këtë po mundohem të argumentoj. Misonin e PD në opozitë e shikoj si misionin e një opzite në një demokraci normale.

PD e rrezikon këtë dimension. Së pari PD si kurrë më parë në historinë e sja 30 vjeçare ska qenë asnjëherë tjetër 3 mandate në opozitë dhe opozita në shqipëri është shumë e vështirë. PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti as shifrat e 2013 kur u nxorr në opozitë. Së dyti pas 25 prillit pd tregoi se është larguar nga parimet e të qenit një parti e hapur dhe e civilizuar.

Nëse nuk do mundet të realizojë platformat e riformuese nuk mund të ketë më forcën e një partie qeverisëse. Lidershipi që doli pas 13 qershorit nuk gëzon mbështetje solide të anëtarësisë për të realizuar transformimin e partisë. PD në gjykimin tim rezultoi e çorganizuar nga pikëpamja e strukturave”,- tha në emisionin “Repolitix”.

SHKARKO APP