Bujar Nishani takohet me ish-presidentin Bill Clinton

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë sot edhe në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton, ku ndoqi seancën e hapjes me temë: “Partneriteti nëpërmjet Prosperitetit Global”.

Synimi i takimit të këti viti i kësaj Iniciativë është që të përkthejë idetë në veprime e rezultate konkrete në terren, në mënyrë që të sigurohet një jetesë më e mirë për të gjithë, të ndihmohen komunitetet të zhvillohet, dhe të promovohet një mjedis i qendrueshëm në mbarë botën.

Presidenti Nishani, gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet u takua shkurtimisht edhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkua, Bill Clinton, si dhe autoritete të tjera të huaja dhe amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?