Bullgaria heq veton, kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Veprim i emancipuar dhe evropeist

Parlamenti bullgar ka miratuar këtë të premte propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla shpreh mirënjohjen për këtë vendim të parlamenttit bullgar, ku thotë se është një veprim i emancipuar dhe evropeist.

Postimi i plotë

Mirënjohje Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropeist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

SHKARKO APP