Bullgaria konfirmon veton për Maqedoninë e Veriut: Të ndahet procesi për Shqipërinë

Bullgaria e ka konfirmuar edhe një herë veton e saj për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme te shtetit bullgar thuhet se Maqedonia e Veriut nuk mund të bëje perpara në këtë proces sepse sipas tyre ende duhet të përmbushë kriteret.

Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i përmbush kriteret për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha pas takimit ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nga Maqedonia e Veriut, bazuar në arritjet e saj.

Aktualisht, procesi i dy shteteve është i lidhur së bashku dhe vetoja e Sofjes ndaj Shkupit bllokon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE edhe me Shqipërinë.

 

SHKARKO APP