Bullgaria nuk e voton sot heqjen e vetos ndaj Maqedonisë
Opozita e mbështet heqjen e vetos ndaj Madeqonisë së Veriut, por synon ti sigurojë Shqipërisë më shumë shance drejt rrugës në BE. Ndërkohë Parlamenti i Bullgarisë nuk do të votojë sot propozimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut.
Qeveria hodhi poshtë propozimin për të miratuar fillimisht formulën e Presidentit francez Macron në Kuvend, gjë e cila do shkurtonte procedurën dhe do të zhbllokonte procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Është zëdhënësja e kabinetit, Lena Borislavova, e cila tha se kryeministri Kiril Petkov, nuk do të tërhiqet nga formula zyrtare: propozimi francez fillimisht do kalojë në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në parlament, ku do të merrte mbështetje të gjerë, dhe në fund do të miratohet në këshillin e ministrave.