Bumçi: Berisha po ringre PD, me Bashën ishim në vdekje pa zhurmë
Për ish-deputetin e PD-së Aldo Bumçi, ”Foltorja” e Sali Berishës po ringre PD-në dhe po i jep shpresë çdo demokrati. Për të në këto 2 muaj e gjysëm që nga ”Foltorja” e parë, Berisha ka fituar besimin e qytetarëve për një projekt të ri. Kurse për Lulzim Bashën, thotë se ishin në vdekje pa zhurmë.
”Në fund të këtij rrugëtimi PD është ringritur. Me zotin Basha ishim në vdekje pa zhurmë. Dhe kjo ishte gjendja e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në momentin që erdhi goditja për PD-në, jo Berishën.
Vendimi për të goditur opozitën pas humbjes së tretë, nuk është mund të jetë vendim pro opozitë. Është vendim që ti merru me veten dhe jo me Edi Ramën. Pas raportit të ODIHR-it, mos të merresh me qeverinë, por të merresh me opozitën, nuk mund të jetë vendim pro demokracisë dhe vendim pro opozitës.
Ky është një vendim kundër shqiptarëve dhe nuk shpjegohet pse tani, kur kanë kaluar 8 vite. Në atë moment prekëm fundin. U harrua humbja e 25 prillit, por u pa që PD mund të shpërbëhej. Në një hark të shkurtër kohor, në dy muaj e gjysmë të ”Foltores” është ngritur e gjithë kjo energji dhe entuziazëm nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë”.