Bumçi ‘ia merr’ këngës në komision: Malet me blerim mbuluar…nga hashashi

Mbledhja e komisionit të jashtëm parlamentar është shoqëruar me debate sot, ndërsa diskutohej raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Dibër. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha se ky raport pohon se u kërcënuan votuesit. Madje Bumçi iu referua edhe lajmeve të Neës24 ku denoncohej blerja e votës.

“Raporti i OSBE-ODHIR deklaron se u kërcënuan votuesit. News24 ka treguar me zë e figurë blerje të votës. Rama i tha policëve se PD është kërcënim më i madh se krimi”, deklaroi Bumçi.

Por deputeti demokrat nuk është ndalur vetëm tek vota. Ai foli edhe për kultivimin e kanabisit në vend, duke e përshtatur në një këngë të vjetër partizane. “Malet me blerim mbuluar nga hashashi”, tha Bumçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?