Bumçi: Më 12 dhjetor Basha nuk është më kryetar partie

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi thotë se pas datës 12 dhjetor, Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i PD-së, dhe shtoi se askush nuk do ta pengojë vijimin e karrierës së tij në këtë parti apo të mbështetësve të tij.

“Më 12 dhjetor Basha nuk është më kryetar partie. As vazhdimi i karrierës së tij në PD, është anëtar Kryesie, deputet dhe nuk e pengon askush karrierën e tij politike me rregullat që përcaktohen për të gjithë.

Mbështetësit e tij vazhdojnë mbeten në PD. Jepet mundësia e fraksioneve. Projekti i 11 dhjetorit nuk nënkupton z.Berisha dhe të gjithë janë pas tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është shtëpi e madhe. Askush nuk duhet të largohet apo të krijojë lëvizje jashtë PD. Madje të rikthehen dhe këta që janë larguar në këto vite. Si ish-kryetar Basha do të vazhdojë karrierën në PD. Por ai do që krizën e tij personale si kryetar partie t’ia kalojë të tjerëve”, tha Bumçi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?