Bumçi: Qeveria dhe Presidenti të gjejnë konsensusin

Partia Demokratike sugjeron arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës për emrin e Visar Zhitit si kandidat për Ambasador të Shqipërisë në Vatikan.

Deputeti demokrat Aldo Bumçi sugjeron që jo vetëm në këtë rast, por për cdo emër ambasadorësh duhet një konsultim, për aq kohë sa asnjëra nga palët nuk ka kompetenca të plota vendimmarrjeje.

"Mazhoranaca po përpiqet dita ditës të shmangë komunikimet me institucionet dhe në rastin konkret me institucionin e Presidentit të Republikës.

Por konsensusi është i domosodoshëm në raste të tilla, ku asnjë nga palët nuk ka tagrin përt të vepruar i vetëm", tha Bumci.

SHKARKO APP