Bumçi: Rama i jep legjitimitet Vuçiç dhe lë në hije Kosovën
Debati që la pas vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd nuk mungoi edhe në seancën e sotme plenare.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputeti demokrat Aldo Bumçi, në cilësinë edhe të ish-Ministrit të Jashtëm akuzoi kryeministrin Edi Rama për përqasje të gabuar diplomatike në marrëdhëniet Serbi-Beograd, duke lënë në hije Kosovën.
Bumçi tha se Rama po legjitimon Vuçiç dhe në këmbim nuk po merr asgjë, as njohjen e diplomave.
Kritika në drejtim të Ramës pati edhe për moskordinim të dy qeverive shqiptare si dhe për ankashkalim të homologut të tij kosovar Mustafa.
Për këtë Bumçi iu referua takimit më të fundit informal mes Ramës dhe Presidentit Thaçi në Prishtinë.
Bumçi: Nëse do ishte vetëm një rast nuk ka nevojë të ngrihej. Në tre vite Kryeministër zoti Rama ka shmangur në mënyrë të qëndrueshme kryeministrin e Kosovës, Mustafa. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk mund të ndërtohen mbi baza preferenciale dhe as personale. Ndërtohen mbi baza institucionale. Kush fiton në Prishtinë apo Tiranë e zgjedhin qytetarët, nuk mundet Rama të zgjedhë aktorët. Ka bërë në mënyrë të qëndrueshme shmangien e zotit. Mustafa duke dëmtuar marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë.
Deklarata në Kuvend
A duhet të zhvillojmë marrëdhëniet Tiranë-Beograd? Absolutisht po. Po këto marrëdhënie nuk mundet në asnjë rast të tejkalojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.Duhet të ketë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë që ne të zhvillojmë më tej marrëdhëniet. Zoti Rama duke folur për pajtimin shqiptaro-serb si modeli franko-gjerman është përpjekur dhe brenda më pak se tre vitesh është takuar 6 herë me kryeministrin Vuçiç. Ka dashur të japë përshtypjen se pajtimi vjen nga aksi Tiranë-Beograd. Asnjë pajtim nuk mund të vijë nga aksi Tiranë-Beograd, janë shqiptarët e Kosovës që do të bëjnë këtë pajtim. Ne do përpiqemi të ndihmojmë, por jo të marrim rolin e parë. Duke folur për pajtimin shqiptaro-serb si franko-gjerman, Rama ka lënë në hije Kosovën. Po i jep legjitimitet Vuçiç i cili pa bërë asnjë në marrëdhëniet me Kosovën, sot dialogu Prishtinë-Beograd është në nivelet më të ulëta, në vend që Vuçiç të jetë në presion që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Prishtinën ai ulet në krah të Kryeminstrit shqiptar. Çfarë pajtimi arrihet me Tiranën? Asgjë. Pajtimi arrihet me Prishtinën.I jep Beogradit legjitimitet të panevojshëm duke bërë realisht më të vështirë pajtimin Beograd-Prishtinë.
Kjo mund të detyrojë Prishtinën të vështirësojë pozitën e saj negociuese për ti treguar Beogradit,Tiranës dhe të gjithë të tjerëve se pajtimi kalon nga Prishtina.Edi Rama mund të rrijë gjithë ditën me Vuçiç dhe nuk mund të arrijnë asgjë pa Prishtinën. Kjo nuk është krizë e papritur. Vjet pas takimit të Vjenës, pas daljes së Ramës dhe Vuçiç në një emision televiziv ku fplën për pajtimin e madh shqiptaro-serb, që e mbështesim, presidenti Thaçi, në atë kohë Ministër i Jashtëm, doli publikisht, jo me zëdhënës dhe as me njeëz në media, doli vetë dhe deklaroi se pajtimi bëhet nga Prishtina. E tha një vit më parë. A e dëgjoi Tirana këtë këshillë? Jo. Pas një viti kemi thellimin e kësaj që është një krizë e rëndë që dëmton shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe besoj se të tjerët do të jenë duke fërkuar duart.Nuk mundet Rama për hir të delirit të tij të dëmtojë këtë interes të madh kombëtar.
E dyta, kjo qeveri e nisi me takimet e dy qeverive.Kemi takime si ato të Nishit ku qeveria e Kosovës është terësisht e painformuar, kemi rastin e UNESCO-s ku dështuam për 2-3 vota. Dështuam për shkak se mungonte bashkërendimi mes nesh dhe Kosovës. Çfarë vlerë kanë zhurmat, show i takimeve mes dy qeverive kur nuk arrihet kordinimi për këto gjëra?
E treta, çfarë fiton duke i dhënë kaq shumë legjitimitet Vuçiç që marrëdhëniet me shqiptarët i kam mirë? Çfarë ka marrë mbrapsht Rama? Çështjet Serbi-Kosovë diskutohen jo në tryezën ku është zoti Rama dhe ato i ka vështirësuar. Dy vite më parë në vizitën e tij të parë në Beograd, Rama tha se arritëm marrëveshje të madhe për njohjen e diplomave.Kur ne ishim në qeveri e vendosëm si kusht për avancimin e marrëdhnëive Tiranë-Beograd. Këta të rinj shqiptarë me pasaportë serbe për shkak se nuk gjejnë punë në Serbi detyrohen të rrinë në Tiranë dhe Prishtinë. Ky është spastrim etnik i heshtur. Pas 6 takimeve nuk ka marrë mbrapsht as njohjen e diplomave. Të rinjtë shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja nuk u njihen diplomat. Zero interes kombëtar ka promovuar.
Çështja e katërt që Rama e ka shkelur në këtë marrëdhënie me shqiptarët e Kosovës. Shkoi këtë javë në Prishtinë dhe takoi Presidentin Thaçi, takim informal.Por kush është homologu i zotit Rama në Kosovë, është Thaçi apo Mustafa kryeministër i Kosovës. Nëse do ishte vetëm një rast nuk ka nevojë të ngrihej. Në tre vite Kryeministër zoti Rama ka shmangur në mënyrë të qëndrueshme kryeministrin e Kosovës, Mustafa. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk mund të ndërtohen mbi baza preferenciale dhe as personale. Ndërtohen mbi baza institucionale. Kush fiton në Prishtinë apo Tiranë e zgjedhin qytetarët, nuk mundet Rama të zgjedhë aktorët. Ka bërë në mënyrë të qëndrueshme shmangien e zotit. Mustafa duke dëmtuar marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë. E nisi mbrapsh me vizitën e parë në Kuvendin e Kosovës ku harroi presidentin Rugova, arkitektin e Kosovës së pavarur dhe kjo solli braktisjen e fjalës së tij nga LDK. Vazhdon ta bëjë duke injoruar, duke mos takuar zotin Mustafa. Në takimet dypalëshe patjetër e bën, kur takohen dy qeveritë apo takime shumëpalëshe ai nuk vendos se kush është Kryeministër i kosovës. Por vetë e ka treguar në tre vite që shmang këtë takim.
KOHA JONË SONDAZH

