Bumçi: Shumica e demokratëve nuk e duan Bashën më kryetar

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi thotë se në këto 3 muaj e fundit të gjithë e dinë se shumica e demokratëve nuk e duan më Bashën si kryetar të PD-së. Ai tha se Basha paralajmëroi protesta dhe luftë kundër krimit zgjedhor, por nuk bëri asnjërën nga këto duke mos i çuar aksionet deri në fund. Bumçi shtoi se shumica e demokratëve vendosi në 11 dhjetor dhe në referendum shkarkimin e Bashës i cili është fshehur në zyrë.

”Në këto 3 muaj e fundit të gjithë e dinë se shumica e demokratëve nuk e duan më Bashën si kryetar të PD-së. Ky nuk është një lajm që habit ndonjë person. Ne nuk arritëm që të sillnim ndryshimin e mirëpritur ndërsa Basha paralajmëroi veprime të forta. Basha ose t’i çonte aksionet deri në fund ose të tërhiqej.

Nëse do ta kishte vazhduar atë betejë kapitulli i zgjedhjet nuk do të quhej i mbyllur dhe nuk do të kërkonim dorëheqjen e zgjedhjeve. Po ashtu këto ditë kanë dalë të dhënat personale të qytetarëve. 4 ditë para zgjedhjeve është vënë në dukje se të dhënat personale të qytetarëve janë duke u përdorur nga partia në pushtet.

Ndërkohë ne në 8 vite e kemi ndjekur Bashën dhe ai nuk ka bërë një protestë pas humbjes në zgjedhje duke njohur Ramën dhe parlamentin aktual. Mori një vendim vetjak në raport me Berishës ndërsa nuk njeh as vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP