“Buqeta me lule në varrin e gjyshërve të 139 deputetëve”
Deputeti Tahir Muhedini gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend rrëfeu historinë e dhimbshme të familjes së tij gjatë gjenocidit grek në Çamëri.
Muhedini tha se do të vendosë një tufë me lule në varret e gjyshërve të 139 deputetëve në sallë, por këta të fundit nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë për gjyshin e tij, të cilit nuk i dihet varri. Deputeti çam theksoi se në vend të tufës me lule do dëshironte që deputetët ta përmendnin më tepër fjalën Çamëri.
“Po ua them sot ju. Ky gjenocid ka filluar në shtëpinë time. Mos harroni se si shqiptarë kemi disa detyrime, të cilat Komisioneri Han nuk ka pse të na i tregojë. Të dashur deputetë, unë kam vendosur që në dy muajt në vijim të vendos një tufë me lule në varrin e gjyshërve tuaj. Por varrin e gjyshit tim nuk keni ku ta gjeni. Por jam i sigurt se shpirti i gjyshit tim do të jetë i qetë nëse në vend të tufës me lule përdorni fjalën Çamëri. Kur të takoni politikanët grekë mos harroni se jeni shqiptarë”, tha Muhedini.
KOHA JONË SONDAZH

