Burg për thyerjen e karantinës/ Rakipi: Kriza të tilla forcojnë diktaturat, Rama po përfiton, duke frikësuar popullin!

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e qeverisë, për miratimin e një projekligji, që do të mundësojë dënime të ashpra me burgim, për personat që thyejnë karantinën.

Rakipi tha se kjo është një masë represive, e cila krijon hapësirë për të forcuar më tej regjimin.

Sipas Rakipit, këto masa represive, mund ta ndihmojnë Ramën edhe në vitin elektoral, nëse virusi do të vijojë, apo do të rikthehet siç kanë paralajmëruar ekspertët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në një krizë dhe në kohë të tilla, kriza të mëdha, bëjnë vend dhe krijojnë hapësira, pvr të lindur dhe për t’u forcuar diktaturat e mëdha. Të mendosh që të dënosh me 5-15 vjet burg, një qytetar që del pa leje nga banesa, do të thotë as më shumë dhe as më pak, të instalosh diktaturën, regjimin. Rama në këto momente po përfiton për ta rritur regjimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria, duke filluar nga shtatori, shkon drejt një viti elektoral, shkon drejt zgjedhjeve të reja. Një ligj i tillë, duke patur parasysh dhe atë që thotë OBSH dhe ekspertët, se ky virus do të zgjasë, në një vend si Shqipëria, përfytyro ç’mund të bësh me këtë ligj, çfarë presioni mund të ushtrosh mbi njerëzit, sa mund ta rrisësh frikën tek ky popull.

Të kalosh tek masa të tilla, në burgosjen e qytetarëve, janë represion i drejtëpërdrejt dhe përpjekje për ta zotëruar plotësisht skenën shqiptare”, tha Rakipi.

/TPZ.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?