Burgosja e nënës lehonë në Shkodër ndez debate në Kuvend, Spiropali: Padrejtësia duhet të adresohet
Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate nga ana e opozitës në lidhje me skandalin në Shkodër, ku një nënë lehonë është burgosur.
Në fjalën e saj në Kuvend, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me rastin e burgimit të nënës lehonë në Shkodër.
Gjithashtu, Spiropali theksoi se që në fillim të njohjes së këtij rasti ka bërë thirrje që nëna të lirohej menjëherë nga burgu.
Deputeti Edmond Spaho ndërsa ka ndërhyrë nga vendi duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë së re.
“Unë ju them në Kuvend, se nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë po reagova dje për çështje që Diana duhet liruar dhe se gjykatësi që ka marrë kërkesë duhet ta lirohet sot. Dhe unë se kuptoj se cili prokuror apo prokurori kërkon ndërrimin gjobës me burgim për një nënë lehohë.
Spaho: Drejtësia e re…
Spiropali: Duhet të përshpejtohen procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijën e saj, Nuk e kemi lënë për në seancë. Kjo padrejtësi duhet të adresohet.