Burgu 313/ 90 ditë izolim për 3 të ”fortët” që tentuan arratisjen, hetohen gardianët
Arbër Cekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Celepe, do të qëndrojë 90 ditë në izolim të rreptë, kjo pas tentativës për të dalë nga burgu 313 në Tiranë. Ata sajuan dhe përdorën litarë dhe gjithçka e kishin planifikuar me detaje. Ishte ora 15:15 minuta kur të gjithë të burgosurit kishin orarin e ajrimit.
Sipas Policisë së Burgjeve, Lulzim Celepe i cili vuan dënimin për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se krijoi një situatë kaotike brenda qelisë duke prerë damarët. Pas kësaj situatë disa prej gardianëve kanë shkuar për të parë situatën e tij, dhe ky moment është shfrytëzuar nga dy te dënuarit e tjerë Cekaj dhe Pjetri për tu arratisur.
Ata janë hedhur nga hapësira e ajrimit tek zona e zyrave te administrates, e cila është jashtë perimetrit të sigurisë së lartë, mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë. Ka shumë dyshime se ata janë ndihmuar nga personeli i burgut.
Grupi i posaçëm i SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve, po kryejnë hetime të thellua për sqarimin e ngjarjes si edhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit.
Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallëzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës. Kjo tentativë mund të shtojë kontrollet në të gjithë burgjet e vendit.