Burime: Presidenti Meta dekoron sot ish-Presidentin Rexhep Meidani

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të vlerësojë ish-Presidentin Rexhep Meidani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Ceremonia e dekorimit vjen në ditën kur ish-presidenti Meidani feston 76-vjetorin e lindjes.

Presidenti Meta vlerëson ish-presidentin Meidani për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës dhe mbajtjen e referendumit në vitin 1998, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

 

SHKARKO APP