Gjykata Kushtetuese deri tani nuk arrin numrin për shkarkim të Presidentit
Gjykata Kushtetuese prej paradites deri në orën 19:00 ishte në debat në lidhje me shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës. Gjithsej janë 7 gjyqtarë nga 9 që duhet të ketë kjo gjykatë.
Burime brenda kësaj gjykate tregojnë se deri tani kishte debate mes gjyqtarëve. Sipas burimit në fjalë janë katër anëtarë për shkarkim, ndërsa tre të tjerë nuk pranojnë. Por që të shkarkohet Presidenti, bazuar në Kushtetutë, duhet të votojnë së paku pesë anëtarë të kësaj gjykate.
Deri tani tre gjyqtarë janë kundër shkarkimit. Por i njëjti burim thotë se po bëhet presion ndaj një gjyqtareje që të kalojë në anën tjetër për të bërë numrin 5, pra të votojë pro shkarkimit.
Nga ana e mazhorancës po insistohet që kjo gjyqtare të votojë për shkarkim.
Në orën 19.00 kjo gjykatë vendosi ta shtyjë seancën e vendimit për ditën e enjte.
Me sa duket raportet 4 me 3 janë kundër shkarkimit. Në fund të kësaj seance maratonë këshilltari ligjor i Presidentit, Dervishaj, tha se nuk ka asnjë fakt për shkarkim.
KOHA JONË SONDAZH

