Burime nga Kushtetuesja, vota e një gjyqtareje do të vendosë fatin e Presidentit
Burime shumë të rezervuara nga brenda gjykatës kushtetueses tregojnë se ka debat mes anëtarëve të gjykatës kushtetuese për vendimin e parlamentit që ka votuar për shkarkimin e Presidentit Meta. Ata po diskutojnë që prej orës 12.30 dhe akoma nuk kanë dalë me vendim (ora 20.26)
Siç dihet nga 9 gjyqtarë që duhet të ketë kjo Gjykatë Supëriore shqiptare deri tani ka vetëm 7 gjyqtarë.
Si rregull nga 7 anëtarë mjafton 3 prej tyre të mos votojnë pro vendimit të parlametit dhe Presidenti nuk shkarkohet.
Kjo gjykatë është tërhequr për vendim final, pas tre ditëve pyetje-përgjigje.
Mësohet se 4 janë pro shkarkimit të Presidentit Meta. Ndërsa dy anëtarë janë kategorikisht kundër shkarkimit. Por duhet edhe vota e njerës nga gjyqtaret kushtetuese që të vendoset përfundimisht, sepse duhet 5 me 2 pro shkarkimit që Ilir Meta të ikë nga Kryetar Shteti. Në rast se vota e kësaj gjyqtare e cila po heziton, shkon kundër shkarkimit, atëhere Ilir Meta vazhdon deri me 24 korrik 2022.
KOHA JONË SONDAZH

