Burime nga MPJ: Puna e komisionit të varrezave, sipas marrëveshjes dhe bazuar në ligje
Pas kërkesës së ambasadores greke në Tiranë, që marrëveshja Shqipëri-Greqi për çështjen e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të bëhet funksionale, burime pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme të Shqipërisë thonë për “News24″, se “puna e Komisionit për Varrezat e te rënëve grekë do të vijojë dhe buron prej marrëveshjes së nënshkruar ne vitin 2009”.
“Vijimi i punës ne Komision do te kryhet duke marrë ne konsiderate te gjitha elementet e garancisë për të cilat është rene dakord mes palëve, siç është mbështetja në baza arkivore dhe shkencore e provave dhe fakteve të palës greke për te rënët apo zonat ku mund të jenë eshtrat e tyre dhe kërkimi në terren duke marrë ne konsiderate legjislacionin shqiptar ne fuqi”, sqarojnë burimet.
Kujtojmë se në mes të tetorit u mblodh në Athinë komisioni i përbashkët për këtë çështje dhe në të ardhmen do të këtë mbledhje te tjera.
KOHA JONË SONDAZH

