”Burri jot ma solli”, debat mes Bardhit dhe Felajt në Kuvend. Deputetja e PS-së: Po kaloni çdo nivel etike

Edhe njëherë tjetër, kreu i grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës pleanre në Kuvend, deputeten e PS-së Ermonela Felaj. Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë.

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq.

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat.

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime.

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë.

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurori? Më solli dosjen për guvernatorin.

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike.

SHKARKO APP