Bushati: Berisha tha disa të pavërteta shumë të mëdha për Strasburgun
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati i cilëson deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me 3 kandidatët e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut si të pavërteta të mëdha.
“Është hera e parë që në Strasburg Shqipëria përfaqësohet nga kandidatë që janë pjesë e gjyqësorit, pasi deri tani ka pasur kandidatë që s’kanë pasur asnjë lidhje me gjyqësorin. Është e pandershme për të ngritur një alibi këtu, dhe më e rëndësishme është se ajo që thoni është e pavërtetë. Për 2 nga 3 kandidatët që janë zgjedhur ju keni votuar për ta kur janë zgjedhur njëri në Gjykatën Kushtetuese, e tjetra në Prokurorinë e Përgjithshme”- tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

