Bushati: Duhet bojkot i zgjedhjeve, opozita nxjerr 200 vetë në protestë. Sejamini: Regjimet autokratike rrëzohen me votë

Placeholder Image

Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini, u përfshinë në një debat lidhur me veprimet që duhet të bëjë opozita, e cila duket se e ka të pamundur të vijë në pushtet me kushtet aktuale. Andi Bushati në ””Të Paekspozuarit” mendon se opozita duhet të bojkotojë Parlamentin dhe zgjedhjet, pasi në një regjim gjithçka është e paracaktuar. Ndërsa Neritan Sejamini, thotë se edhe regjimet autokratike rrëzohen me votë, nëse opozita ngjall shpresë dhe njerëzit frymëzohen prej saj.

Andi Bushati: Për mua nuk duhen protestat. Shoh Rai 3 që ishte tronditëse, por kur shoh që mblidhen 300 vetë, them shqiptarët nuk e paskan parë të tillë. Protesta bën zjarrëfiksen e bombës që hedhin mediat. Njëlloj edhe 5D. Është e tmerrshme por aty mblidhen 200 veta. Pra shqiptarët nuk u shqetësokan. Në një diktaturë nuk është kollaj të protestosh, por kur e dimë këtë, duhen gjetur rrugët. Nuk e di, por po shihja parlamentin sot. Them, në Parlament del Lindita Nikolla cakton kush duhet të jetë deputet i opozitës. Pastaj cakton ke apo jo të drejtë për interpelancë. Komisionet, dy ti jep dhe pesë jo. Shtrohet pyetja, ore mos rrinë kot këta në Parlament? Mos janë figurina të rgjimit? Kur shqiptarët nuk dalin në demonstratë, thuaji shqiptarëve zgjidheni ju me Ramën, nuk bëhem sfungjer i Ramës. Unë them, nuk ka rrugë tjetër përveç bojkotit, ose do të pranosh të trajtohesh ashtu.

Neritan Sejamini: Bojkon? Ok, ja bojkotuam, cfarë ndodh pastaj?

Andi Bushati: Nuk futen as në zgjedhje, e di unë rezultatin e zgjedhjeve.

Neritan Sejamini: Nëse themi që nuk ka shpresë për asgjë, e lëmë fare derisa të vdesë Edi Rama.

Andi Bushati: Është si të shkosh në një gjyq duke e ditur që gjyqtarin ta ka blerë pala tjetër.

Neritan Sejamini: Problemi i opozitës është se nuk i vijnë njerëzit.

Andi Bushati: Nuk është se nuk i shkojnë njerëzit këtyre. Unë mund të them se janë të degraduar. Por këtu kanë frikë njerëzit të dalin.

Neritan Sejamini: Ja të them një rast, unë nuk vete në miting dhe nuk kam frikë. Do interesohet PD, pse nuk vete unë?

Andi Bushati: Ti kur kishe iluzionin se kjo është demokraci, mbështete tjetrin që u fut në zgjedhje, por tani je tërhequr. Kur kishte shpresë, u fute dhe u investove me votë sepse e di që ështe e pamundur, sepse të mund Tom Doshi përveç Edi Ramës.

Neritan Sejamini: E vetmja mundësi që të rrëzohet Rama është me votë. Ndryshe nëse heqim këtë alternativë, i shërbejmë Edi Ramës. Ajo që thua ti nuk të çon asgjëkundi. I vëmë emrin regjim, flasim në studio, por askush nuk duhet të bëjë asgjë. Pse në Afrikë të Jugut humbi partia që ishte në pushtet? Pse në Indi humbi partia që ishte në pushtet, pra nuk mori shumicën. Pse iku Stambolli, Ankaraja? Pse në shumë vende ku ka autokraci, njerëzit çohen dhe ndryshohet me votë?

SHKARKO APP