Bushati-Erdogan: Thellim bashkëpunimit në të gjitha fushat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Presidenti turk, Erdogan kanë diskutuar në Ankara “mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon”.

Ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe vlerësim për punën e kryer drejt thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe vlerësuan angazhimin mbi punën e nisur për konsolidimin e partneritetit strategjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët vlerësuan rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe si dy vende mike,  partnere strategjike në rajon dhe aleate në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Bushati dhe Presidenti Erdogan evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti Erdogan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.

Ministri Bushati shprehu interesin e qeverisë shqiptare për vijimin e trendit pozitiv të shtimit të investimeve turke në vendin tonë dhe siguroi se Shqipëria ofron një klimë të sigurt për nxitjen e investimeve turke, nëpërmjet një kuadri ligjor të kompletuar që garanton mbarëvajtjen e tyre.

Në takim u bisedua gjithashtu mbi rolin, kontributin dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Turqi, atij të hershëm por edhe të ri, si dëshmi e lidhjes tradicionale mes dy vendeve tona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?