Bushati “firmos” për anëtarsimin e Malit të Zi në NATO

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate nënshkruan protokollin e anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, që në të ardhmen e afërt pritet të bëhet anëtari i 29 i NATO-s. Ministri Bushati që mori pjesë në këtë ceremony tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik. Akti i sotem i anetareve te Aleances ashtu si zgjerimet e meparshme, eshte deshmi e qarte e suksesit te politikes se dyereve te hapura, si dhe aftesi e aleances ne projektimit te stabilitetit ne hapesiren Euro-Atlantike.

Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm aleatë, ndanë pikepamje mbi zhvillimet aktuale në sigurinë Euro-Atlantike si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të Aleancës në përballjen me sfidat e sigurisë që vijnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të hapesires euro-atlantike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?