Bushati: Japonia të hap ambasadë në Tiranë

 

Në takimin me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit, z. Nabutaka Machimura dhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin parlamentar si një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Bushati falënderoi parlamentarët japonezë për rolin e tyre aktiv në drejtim të promovimit të Shqipërisë dhe të tërheqjes së investimeve japoneze në Shqipëri në fusha me interes reciprok.

Një nga takimet e rëndësishme ishte edhe ai me Zv/Presidentët e JICA-s, z. Ichikawa dhe z. Hideaki.

Ministri Bushati falenderoi JICA-n për gatishmërinë dhe bashkëpunimin që kjo agjenci ka treguar për më shumë se dy dekada në projekte shumë të rëndësishme për vendin tonë, duke u cilësuar si një nga donatorët dypalësh më të fuqishëm për Shqipërinë, me investime dhe grante që kapin vlerën e mbi 220 milionë Euro.

Bashkëbiseduesit u përqendruan jo vetëm në përshpejtimin e zbatimit të projekteve aktuale, por dhe mbi një sërë projektesh të qeverisë shqiptare për vitet në vazhdim në fusha prioritare për vendin tonë, si bujqësia, peshkimi, infrastruktura, turizmi, energjia dhe mjedisi.

Dita e dytë e vizitës do të vijojë me takime që Ministri Bushati do të zhvillojë me agjenci shtetërore japoneze të bashkëpunimit ekonomik dhe teknik, si dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit, të cilët kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë.

SHKARKO APP